Kosova
Mjekët lënë Kosovën për Gjermaninë
Vetëm gjatë vitit të kaluar në Institutin “Gote” në Prishtinë janë paraqitur mbi 1,400 persona të cilët kanë shprehur dëshirën që të përfundojnë një kurs në këtë institucion në mënyrë që pastaj të shkojnë në Gjermani
Viteve të fundit vala e të rinjve, të cilët po kërkojnë një mundësi për të shkuar në vendet e Evropës Perëndimore është në ngritje.
Ajo çka është edhe më shqetësues është se perspektivën në Kosovë nuk po e shohin as personat, të cilët tashmë kanë përfunduar studimet master.
Vetëm gjatë vitit të kaluar në Institutin “Gote” në Prishtinë janë paraqitur mbi 1,400 persona të cilët kanë shprehur dëshirën që të përfundojnë një kurs në këtë institucion në mënyrë që pastaj të shkojnë në Gjermani.
Edhe pse personat të cilët po ndjekin kurse në institut janë të moshave të ndryshme, profili i cili po prin janë mjekët dhe infermierët.
Drejtoresha e këtij instituti Annamaria Farkas-Mecinaj, ka treguar për Arbresh.info, se numri i personave të interesuar është duke u rritur nga viti në vit.
“Janë shumë të interesuar të cilët vinë në institutin tonë i cili shërben për të kryer kursin e gjuhës gjermane. Vitin e kaluar kanë qenë mbi 1,400 persona të cilët kanë ardhur dhe kanë kryer kursin apo edhe testin për gjuhën gjermane. Profilet më të interesuara janë mjekët dhe infermierët, të cilët po duan të shkojnë për punësim në Gjermani. Pastaj vijnë inxhinierët, IT, si dhe studentët, të cilët po dëshirojnë të shkojnë për studime në Gjermani, por ka edhe për bashkim familjar. Numri i të interesuarve në përgjithësi është në rritje nga viti në vit që vinë në institutin tonë. Grupmosha është nga 7 deri në 16 vjet tek fëmijët, ndërsa tek të rriturit dhe në përgjithësi numri më i madh i tyre është nga mosha 20 vjeçare e tutje”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
E duke parë gjendjen në vend dhe mos përmirësimin e saj tash e sa vite, Artan Murati nga KDI, thotë se është e natyrshme që të ketë numër të madhe të të interesuarve për të shkuar jashtë vendit për një jetë më të mirë.
Sipas tij është e arsyeshme pse të rinjtë dhe personat të cilët kanë përfunduar studimet kërkojnë një jetë më të mirë.
Kujtojmë se edhe pas 20 viteve të përfundimit të luftës dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në mungesë të liberalizimit të vizave, kosovarët ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve











