Shkurt.ch
Mjekët ua faturojnë pacientëve 450 milionë franga “për asgjë”
Gjatë vitit 2015 mbi këtë bazë janë llogaritur 450 milionë franga. Për të parë dallimin, këtë shumë duhet krahasuar me atë të vitit 2010 kur në këtë kategori kanë qenë 200 milionë franga
Mjekët në Zvicër në faturat që ua dërgojnë pacientëve të tyre ua llogarisin gjithnjë më shpesh edhe kohën e kaluar në mungesë të pacientit. Fjala është për llogaritjen e kohës së bisedave me mjekët tjerë ose me familjarët e pacientit apo edhe koha për studimin e akteve.
Siç ka dokumentuar emisioni i mbrëmshëm “10vor10” i televizionit publik srf, gjatë vitit 2015 mbi këtë bazë janë llogaritur 450 milionë franga. Për të parë dallimin, këtë shumë duhet krahasuar me atë të vitit 2010 kur në këtë kategori kanë qenë 200 milionë franga., transmeton albinfo.ch
Këto gjetje i ka bërë një studim i realizuar nga federata e arkave të sigurimit shëndetësor Santesuisse.
Drejtorja e Santesuisse Verena Nold lidhur me këtë ka thënë se është diçka e patolerueshme. “Ky pozicion ngjan me një shitore vetëshërbimi”, ka thënë ajo.
Më së shumti nga kjo dukuri janë prekur, sipas studimit në fjalë, ambulancat e spitaleve.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











