Lajme
Mjekëve në Angli u është thënë të bëhen gati për vaksinim që nga 14 dhjetori
Mjekëve në Angli u është thënë që të fillojnë me vaksinimin për COVID-19 të stafit, duke filluar që nga 14 dhjetori.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në një letër të dërguar në të gjithë rrjetet e kujdesit primar të Anglisë, “NHS England” dhe “NHS Improvement” paralajmëruan “shkallën dhe kompleksitetin” e programit të imunizimit do ta bënin atë “një nga sfidat më të mëdha që NHS ka hasur ndonjëherë”, transmetonn Albinfo.ch.
Letra u nënshkrua nga Dr Nikita Kanani, drejtore mjekësore për kujdesin parësor në NHS England dhe NHS Improvement dhe Ed Waller, drejtor i kujdesit parësor.
“Është thelbësore që ne të fillojmë të aktivizojmë shërbimet lokale të vaksinimit për të lejuar grupet prioritare të pacientëve të fillojnë të përdorin vaksinën”, tha ajo.
Siç thuhet më tej, vendet e vaksinimit duhet të jenë të gatshme për të administruar 975 doza të vaksinës për pacientët me përparësi brenda tre ditësh e gjysmë, që nga shpërndarja më 14 dhjetor.
Shpejtësia është thelbësore me vaksinën, pasi ajo zakonisht ruhet në -70C dhe do të mbetet “e qëndrueshme” vetëm në temperaturat e frigoriferit ndërmjet 2C-8C për një periudhë të kufizuar.
The Guardian shkruan se ekzistojnë 975 doza në secilën prej paketave të vaksinave të Pfizer/BioNTech, gjë që ka paraqitur një problem logjistik se si ato mund të ndahen dhe shpërndahen në vendet e tjera kryesore, siç janë shtëpitë e kujdesit.
Njerëzit e parë që do të marrin vaksinën në qendra do të jenë ata të moshës 80 vjeç e lart, për sa kohë që faktorët e tjerë të tyre të rrezikut, “klinikë ose ndryshe”, janë marrë parasysh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










