Lajme
Monedhat më të falsifikuara që qarkullojnë në tregun e Kosovës
Paratë flasë kanë vijuar të qarkullojnë në Kosovë edhe gjatë vitit të kaluar. Edhe pse, sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), ka pasur rënie të numrit të parave të falsifikuara më 2022 në krahasim me vitin paraprak. Prerja 100 euroshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar, ndërsa 2 euro ishte monedha më e falsifikuar.
Specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime pranë AKF, Feriz Selimaj, tha se në vitin 2022 kanë pasur rreth 800 kartëmonedha të falsifikuara dhe mbi 10 mijë monedha metalike.
“Në vitin 2021 kemi pasur gjithsej 5,625 kartëmonedha të falsifikuara, ku kartëmonedha më e falsifikuar ka rezultuar kartëmonedha në vlerë 100 euro, pra 2,639 ka qenë numri i kartëmonedhës dhe verifikohet që ka qenë një nga kartëmonedhat më të falsifikuara, ndërsa sa u përket monedhave në vitin e njëjtë kanë qenë gjithsej 10 mijë e 589 dhe nga ky numër monedha më e falsifikuar rezulton monedha në vlerë 2 euro, shifra e të cilës është 9 mijë e 991 copë. Ndërkaq në krahasim me vitin 2022, është kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara, pra gjithsej kanë qenë 356 copë, ndërsa monedha metalike ka qenë 2 euro, shifra e monedhave të falsifikuara në këtë vlerë është 8 mijë e 434 copë”, theksoi Selimaj.
Ai ka treguar për qytetarët edhe disa hapa që mund të vërejnë nëse paratë janë false pa pasur nevojë të përdorin aparaturë për të verifikuar.
“Duhet të shikosh se vlera e kartëmonedhës a përputhet me vlerën e urdhëresës që është lëshuar nga gjykata apo nga prokurori, pastaj ndiej, do të thotë ta prekësh me dorë se a është kartëmonedha origjinale apo jo, janë disa tipare që ndjehen përmes dorës, dhe kontrollo, i drejtohemi dritës normale dhe vlera e kartëmonedhës kur shikohet në dritë krijohet vlera e kartëmonedhës dhe shenja e ujorit është e dukshme në dritë. Tjetër tipar janë nën rrezet infra të kuqe”, shton ai.
Sipas të dhënave policore, rastet më të shpeshta të falsifikimit të parave kanë raportuar bankat që përmes bankomatëve ATM pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa të derivateve.
“Policia në disa raste ka arritur të kapë të dyshuar që tentojnë të venë në qarkullim para të falsifikuara dhe të konfiskojë shuma të caktuara parash të falsifikuara. Pra, nëse arrihet të zbulohen raste të tilla, atëherë do të ketë më pak raste kur biznese të ndryshme e individ do të bijnë pre e ‘falsifikimit të parave’. Raste më të shpeshta të falsifikimit të parave raportojnë bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Policia e Kosovës. /KP
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











