Shkurt.ch
Mos e harroni vinjetën e 2017-s
Kanë mbetur edhe disa ditë deri më 31 janar, kur duhet të vendosni vinjetën e re të vitit 2017, si tarifë e zakonshme rrugore vjetore në Zvicër.
Nga 1 dhjetori 2016 vinjeta e re është në dispozicion në pikat e zakonshme të shitjes. Vinjeta ka ngjyrë të gjelbër metalike «». Numri në anën ngjitës është i gjelbër. Vinjeta vazhdon të kushtojë 40 franga, pas vendimit në referendum kundër çmimit 100 frang.
Vinjeta nga 1 dhjetori 2016 deri më 31 janar të vitit 2018 mund të merret si zakonisht në pompat e benzinës, në sportelet e postës zvicerane, si dhe nga autoritetet e trafikut rrugor dhe zyrat doganore. Shoferët e makinave çdo vinjetë duhet ta ngjisin në xhamin e përparmë që të shihet më mirë.
Çdo heqje ose ringjitje në të njëjtën ose çdo automjet tjetër është i ndaluar.
Çdokush që përdor një vinjetë të falsifikuar mund të burgoset deri në tre vjet ose një gjobë prej së paku 500 frangash zvicerane për shkak të falsifikimit të vulave zyrtare, siç përcaktohet në nenin 245 të Kodit Penal të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026










