Lajme
“Mrekulli”, ikonat shndrisin
“Një mrekulli e Pashkëve në Shkup: Ikonat vetëpastrohen”
Sot në mediet zvicerane mund të lexojmë një artikull lidhur me një rast të ashtuquajtur “mrekulli”, e cila, sipas agjencisë franceze të lajmeve (AFP) ka ndodhur në një kishë ortodokse në Shkup.
Qindra qytetarë maqedonas janë rreshtuar dje para kishës Dimitrije Sveti për të parë me sytë e tyre ikonat dhe afresket që shkëlqenin pa shpjegim të dukshëm.
“Kjo është me të vërtetë një mrekulli që filloi të dielën në pjesën qendrore të ikonostasit”, ka theksuar prifti Dimce Malinoc. Sipas priftit, ikonat dhe afresket kanë filluar të shkëlqejnë sikur të kishin qenë të lëmuara me kujdes nga një dorë e padukshme. “Së pari duket një ngjyrë e kuqe, e cilat është shndërruar në ngjyrë të artë. Ju mund të shihni ikonat duke u vetëpastruar nga lart poshtë. Kreu i Kishës Ortodokse maqedonase, kryepeshkopi Stefan, gjithashtu ka shkuar në këtë ndërtesë, e cila daton nga shekulli i trembëdhjetë për të vështruar këtë fenomen.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










