Shkurt.ch
Multimiliarderi Slimm: 3 ditë punë në javë, mjaftojnë!
Ata që do të punonin vetëm tri ditë në javë, do të duhej që në ditët e punës të bënin më shumë orë pune se tadh, gjegjësisht 10 deri 11 orë
Që ta gëzojnë jetën e tyre dhe të jenë produktivë në punë, njerëzit duhet të punojnë vetëm tri ditë në javë, gjegjësisht të marrin në mënyrë të rregullt “vikende të zgjatura” prej katër ditësh ! Ky propozim ka dalë jo nga ndonjë socialutopist ose ithtar i të majtës por kapitalisti më i madh në botë (mbase pas Bil Gates-it), multimiliarderi meksikan Calos Slim. Modelin e tij i punës prej vetëm tri ditësh pune në javë ai e ka prezantuar si një ide revolucionare në botën e punës. Sigurisht, ata që do të punonin vetëm tri ditë në javë, do të duhej që në ditët e punës të bënin më shumë orë pune se tadh, gjegjësisht 10 deri 11 orë.
Koha e mbetur prej katër ditësh, thotë Slimm, do të ndahej per familje, arsimim dhe për shfrytëzimin e ideve personale .
Miliarderi do ta ndante fuqinë punëtore në atë mënyrë që gjsma e punëtorëve do të puon nga e hëna deri të mërkurën e gjysma tjetër nga enjtja deri të shtunën.
Slim me këtë propozim të tij ka gëzuar një pjesë të madhe të njerëzve të punësar në gjithë botën. Por në të njëjtën kohë ai “ka krijuar armiq” sepse ka propozuar shtyrjen e moshës së pensionimit. Për shkak të rritjes së mesatares së moshës, ai propozon që mosha e daljes në pension të shtyhet në 70 ose 75 vjet.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm