Sport
Mundësit Edon dhe Egzon Shala përkrahen financiarisht
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi me mundësit Edon dhe Egzon Shala, për shpenzimet e përgatitjeve të sportistëve për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të cilët do të përfitojnë nga 10 mijë euro. Mjetet financiare mundësit do t’i shfrytëzojnë për akomodim, stërvitje dhe ushqimet specifike që janë të parapara për sportistë. Ministri Gashi deklaroi se me këtë përkrahje të drejtpërdrejtë për dy mundësit, ky dikaster po tregon se gjendet gjithmonë pranë sportistëve që kanë talent dhe tregojnë gatishmëri për të arritur suksese dhe rezultate në sportet e tyre përkatëse.
Mundësit Edon dhe Egzon Shala e falënderuan ministrin dhe MKRS-në për këtë mbështetje dhe u zotuan se do të japin maksimumin për të prezantuar veten por edhe shtetin e Kosovën në mënyrën sa më të mirë të mundshme në garat ndërkombëtare në të cilat do të marrin pjesë.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri












