Shkurt.ch
Mungesë e madhe e organeve për transplantim
Në vitin 2013 në krahasim me një vit më parë organet e tyre i kanë dhuruar 13 veta më shumë. Ndërsa në pritje për transplantimin e një organi kanë vdekur 72 persona
Personat të cilët në Zvicër presin për transplantim të një organi janë në një pozitë më të keqe se sa bashkëvuajtësit e tyre në vendet fqinje. Gjithsej janë 1300 veta, jeta e të cilëve varet nga vendimi i dikujt për të lënë në dispozicion (me testament ose drejtpërdrejt) një organ për transplantim. Për pasojë, çdo të tretën ditë në Zvicër vdes një person nga kjo listë.
Sipas asaj që ka publikuar të premten fondacioni zviceran që merret me këtë problematikë Swisstransplant, në Zvicër ka mungesë të madhe të organeve për transplantim.
Swisstransplant që koordinon dhurimin e organeve me transplantimin e tyre ka shkruar në një komunikatë për medie se megjithëkëtë, vitin e kaluar ka pasur një rritje të vogël të numrit të organeve të dhuruara për transplantim. Por, edhe më tutje, në krahasim me vendet fqinje Zvicra qëndron dukshëm më keq, (për rreth 50 për qind) në këtë drejtim.
Si synim të saj, Swisstransplant ka vendosur të ngrejë ratën e dhuruesve të organeve nga 13.6 në 1 milion (të vdekur) sa është sot në 20 në 1 milion. Nëse kjo rritje arrihet atëherë Zvicra do të jetë në mesataren evropiane, shkruan swisstransplant.ch .
Në vitin 2013 në krahasim me një vit më parë organet e tyre i kanë dhuruar 13 veta më shumë. Por numri i organeve të transplantuara megjithatë ka mbetur i njëjtë me atë të vitit 2012, gjithsej rreth 470 raste. Ndërkaq, 73 rastet e vdekjes të personave që ishin në listë të pritjes obligojnë për më shumë angazhim në ngritjen e vetëdijes humane të njerëzve për të dhuruar organet e tyre për transplantim.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













