Lajme
Murati: Janë regjistruar 200 mijë bashkatdhetarë
“Falë fushatës së suksesshme gjatë muajve të verës, kemi arritur që t’i regjistrojmë rreth 200 mijë bashkatdhetarë, por nuk do të ndalemi me kaq”, deklaroi ministri Valon Murati
Më shumë se 200 mijë bashkatdhetarë janë regjistruar deri më tani në procesin e regjistrimit të mërgatës dhe diasporës kosovare. Kështu deklaroi ministri i Diasporës, Valon Murati në konferencën e fundvitit mbajtur me gazetarë. Ai i tha se procesi i regjistrimit do të vazhdojë edhe në vitin 2016, për të pasur kështu një publikim përfundimtar të shifrave të detajuara në fillim të vitit 2017.
“Falë fushatës së suksesshme gjatë muajve të verës dhe punës së palodhshme, kemi arritur që t’i regjistrojmë rreth 200 mijë bashkatdhetarë, por nuk do të ndalemi me kaq. Puna do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, tha ministri Murati, sipas të cilit, në këtë proces do të përfshihen edhe ambasadat dhe konsullatat, në mënyrë që bashkatdhetarëve t’u bëhet më i lehtë regjistrimi i tyre.
Në konferencë u përmend edhe marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, si dhe memorandumi i përbashkët Kosovë-Shqipëri për “Ditët e Kulturës Shqiptare në diasporë”.
Ministri Murati e përmendi edhe tarifën për sigurimin kufitar.
“Me nismën e MeD-së dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera është arritur të bëhet ulja e tarifës për sigurimin kufitar për 50 për qind. Synimi është të zgjidhet përfundimisht ky problem, për çka do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në vitin 2016”, theksoi ai.
Në takimin e funsvitit u prezantuan edhe projekte të tjera të rëndësishme, si themelimi i rrjeteve të përbashkëta të të rinjve shqiptarë dhe i atyre të bizneseve shqiptare në diasporë. Në këtë konferencë u lansua edhe uebfaqja e re, e freskuar si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga dizajni.
Sa i përket numrit të bizneseve jashtë vendit, ministri tha se me inicimin e Ministrisë së Diasporës janë themeluar 20 rrjete të bizneseve ne diasporë, të cilat kanë krijuar një strukturë të përbashkët, konkretisht rrjetin e përbashkët të bizneseve shqiptare në diasporë.
“Kemi vazhduar të punojmë në zgjerimin dhe forcimin e rrjeteve të bizneseve të diasporës, të jemi zëri i tyre në institucionet e shtetit. Si rezultat i angazhimit në këtë fushë, sot jemi pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në kuadër të të cilit e udhëheqim grupin e punës për tërheqjen e investimeve nga diaspora”, tha ndër të tjera ministri Murati.
Në fund, ai kërkoi përkrahje nga mediat për afirmimin e procesit të regjistrimit, si dhe sensibilizimin e bashkatdhetarëve për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje











