Lajme
Murati përfundon vizitat nëpër komuna
Nesër gjatë takimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet MeD-it dhe komunave për diasporën
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka përfunduar turneun e tij nëpër komunat e Kosovës, për të koordinuar aktivitetin me nivelin lokal, për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës. Vizita e fundit e Muratitr ishte në Suharekë, në komunën që ka numrin më të madh të qytetarëve në Diasporë, më shumë se një të tretën.
Memorandumi i bashkëpunimit, i cili u është prezantuar të gjitha komunave në takimet që u mbajtën përgjatë dy javësh, do të nënshkruhet nesër gjatë takimit të kryetarëve të komunave në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Nga ana tjetër, Ministri i Diasporës, përpos takimit me kryetarin e komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, gjatë ditës qëndroi edhe në komunën e Rahovecit dhe në komunën e Skenderajt ku u takua me kryetarin Idriz Vehapi, përkatësisht nënkryetarin Fadil Nura.
Gjatë këtyre takimeve u morr zotimi se komunat do të jetë në gatishmëri të plotë për pritjen e fluksit të bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës. Ndërkaq, deri në përfundim të qershorit do të ketë edhe një kalendar të përbashkët të aktiviteteve ndërsa janë duke u bërë përgatitjet që edhe administrata të jetë sa më efikase.
Ministri Murati si në gjitha takimet tjera me kryetarët e komunave, ashtu edhe në këto takime njoftoi kryetarët me planet e Ministrisë së Diasporës, si dhe kërkoi bashkëpunim edhe në procesin e hartimit regjistrit të diasporës dhe mërgatës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













