CH-Ballkani
Mustafa inkurajon diasporën që të regjistrohet në Kosovë
Në kuadër të ditëve të diasporës, sot në Kosovë ka filluar fushata “Ti je pjesë e Atdheut”, me fokus në regjistrimin e diasporës, kryeministri i Kosovës, me këtë rast kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i adresohet qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
„Andaj, duke ju uruar qëndrim të këndshëm në Kosovën tuaj, ju inkurajojmë që të regjistroheni në mënyrë që të fuqizojmë në të gjitha aspektet bashkëveprimin me ju. Ju, bashkatdhetarët tanë, jeni vlerë e jashtëzakonshme e Kosovës“, ka thënë në një adresim në rrjetin social në Facebook.
„Kosova tashmë ofron mundësi të mëdha që diaspora të jetë e përfshirë në të gjitha aspektet në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore e akademike.
Po ashtu, më lejoni t’ju them se gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë, institucionet lokale dhe qendrore do të kenë kujdes të posaçëm që të jenë në shërbimin tuaj për t’ju ofruar shërbimet e nevojshme“, thotë Mustafa
„Të premten vizituam Fabrikën Kosovatex, pronë e biznesmenit të njohur shqiptar në diasporë, Lazim Destani, ndërsa në veçanti gjatë këtij muaji, do të vazhdojmë aktivitetet dhe takimet me bashkatdhetarët tanë. Bashkë e çliruam dhe e pavarësuam, së bashku do ta bëjmë Kosovën shtet të fuqishëm, të integruar në strukturat euroatlantike dhe të zhvilluar ekonomikisht. Ju jeni pjesë vitale e Atdheut!“, thotë në deklaratën e tij, kryeministri kosovar.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












