Kosova
Mustafa kthehet nga Gjermania
Mustafa kishte shkuar në Gjermani ku ishte shtrirë në një klinikë në fillim të këtij viti, pasi i ishte përkeqësuar shëndeti
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është kthyer në Kosovë pas disa muajve të kaluar në Gjermani, ku kishte shkuar për shërim pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje serioze.
Mësohet se kryetari i LDK-së ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 19:00 të së shtunës, përcjell albinfo.ch.
Mustafa kishte shkuar në Gjermani ku ishte shtrirë në një klinikë në fillim të këtij viti, pasi i ishte përkeqësuar shëndeti.
Gjatë kësaj kohe, partia që ai drejton kishte funksionuar pa kryetar, ndërsa ishte përfolur shpesh që dikush tjetër mund ta marrë pozitën e Mustafës me largimin e tij.
Kthimin e tij në Kosovë ditëve të fundit e kanë paralajmëruar edhe shumë zyrtarë të Lidhjes Demokratike, por pa e saktësuar ditën kur ai do të vjen.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











