Lajme
Mustafa-Vuçiq, arrihet marrëveshja për drejtësi
Pas një takimi të gjatë, dy kryeministrat, Mustafa e Vuçiq nënshkruan një marrëveshje për drejtësinë në veriun e Kosovës. Marrëveshja u arrit në ora 2 pas mesnatës
Takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi. Kjo marrëveshje, siç ka konfirmuar ndërmjetësuesja e këtij takimi, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, është arritur rreth orës 2 pas mesnate.
“Sapo nënshkruam marrëveshjen për drejtësinë: Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Mustafa ka thënë pas nënshkrimi i marrëveshjes mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë. Ndërsa i pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog përfshirë edhe Trepçën dhe dorëheqjen e ministrit Jabllanoviq, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur kohë për të tilla.
Ndërsa, kryeministri i Serbisë, Aleksader Vuçiq ka thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë.
Një çështje tjetër që ka qenë në fokus të takimit, siç ka deklaruar përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, ka qenë çështja e migrimit ilegal të kosovarëve dhe ajo e mbrojtjes civile në veriun e Kosovës. Detaje të tjera nga takimi disa orësh, nuk janë dhënë.
Ky ishte takimi i parë, pas më shumë se 9 muajve në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Nga dialogu i mëparshëm, tani ka fytyra të reja në bisedime. Janë ndërruar dy kryeministrat e po ashtu edhe përfaqësuesja e BE-së. Megjithatë ekziston gatishmëria për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












