Lajme
“National Geographic“: Shqipëria, destinacion turistik
Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, si destinacione turistike janë prezantuar nga “National Geographic”, një prej organizatave botërore më të famshme për zbulimet, eksplorimet dhe dokumentarët.
Ky projekt i”National Geographic”, është një mundësi e mirë e vendeve të Ballkanit të cilat do të kenë mundësinë për t’u paraqitur si një destinacion i rëndësishëm turistik në tregun botëror. Projekti, i cili ka rreth një vit që ka filluar dhe është mbështetur në Shqipëri nga USAID dhe “Rritje Albania”, synon që ta sjellë Shqipërinë jo vetëm si një destinacion turistik, por ta integrojë atë në tregun rajonal të turizmit, raportojnë mediat në Tiranë.
“National Geographic” ka prezantuar edhe një portal i përbashkët, ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të prezantojnë destinacionet e tyre më të mira, si dhe bizneset e turizmit, online.
Ky portal do të jetë një mundësi e madhe për biznesin e turizmit shqiptar, i cili nën logon e “National Geographic”, do të ketë një ekspozim më të mirë në tregun botëror.
Po kështu, portali i prezantuar, do t’i japë mundësi turizmit autentik shqiptar të jetë më i arritshëm nga turistët të cilët kërkojnë eksperienca shqiptare gjatë udhëtimit të tyre në rajon, por ky portal do të bëjë të mundur që në të gjithë Ballkanin të ofrojë mundësisht një eksperiencë lokale, duke mbështetur turizmin lokal.
Në prezantimin e këtij projekti ishin të ftuar mbi 200 mysafirë, përfaqësues të trupit diplomatik, mediat amerikane, politikanë, si dhe një numër i madh i organizatave amerikane që operojnë në Ballkan.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA









