“National Geographic Traveler”: Bosnja, numër një në top 50
Nga mijëra vizita të organizuara nga operatorët turistikë të njohur, gazeta prestigjioze “National Geographic Traveler” (NGT) ka zgjedhur Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH) duke e paraqitur numër një të top 50. NGT ka cilësuar këtë vend sikur udhëtimin më të mirë në Evropë. Fituesi me titullin “Bosnja me tre lumenj” është propozuar nga operatori amerikan OARS, i cili ka arritur të joshë NGT-në falë raftingut që mund të praktikohet në lumenjtë, siç janë Neretva, Vrbasi dhe Tara. Gjithashtu OARS thekson pasurinë e udhëtimeve dhe vizitave të ndryshme në qytetin e Sarajevës, Banja Llukës, Mostarit dhe Jajces.
OARS (Outdoor Adventure River Specialists) ofron këtë turne në tregun e SHBA-së që nga viti i kaluar. Bëhet fjalë për një udhëtim 9 ditësh për një çmim prej 2990 dollarësh, pa biletë të avionit.
© Lumi Tara
Lumi Tara është i njohur sikur të jetë kanioni i Ballkanit, ndërsa lumi Neretva mahnit me ngjyrën e tij të gjelbër, pa harruar lumin Vrbas, i cili ftoi kampionatin botëror të raftingut gjatë vitit 2009.
Kjo nuk është hera e parë që National Geographic nënvizon bukurinë e Bosnjë e Hercegovinës. Në udhërrëfyesin e tij ai ka renditur këtë vend të vogël në mesin e dhjetë destinacioneve më të mira për vitin 2012, sepse ofron mundësi për të bërë në mënyrë të shkëlqyeshme rafting, alpinizëm, ski, sport me adrenalinë dhe veçanërisht propozon shtigje malore me të mirat në botë me biçikletë. Rrugët e lashta që lidhin fshatrat malore u japin më të vërtetë një kënaqësi amatorëve që praktikojnë biçikletën.
Kompania britanike “Exode” propozon, nga ana tjetër, një javë udhëtim me biçikletë, duke u nisur nga Sarajeva me një kthesë të veçantë në Lukomir, në fshatit më të lartë në vend. Gjithashtu dhe një eksplorim i një rajoni pranë bjeshkës Prenj, e njohur si Himalaya Hercegovina. Ky udhëtim kombinon turizmin aventuresk dhe atë kulturor.
Duke ofruar pamje mahnitëse, Bosnja dhe Hercegovina ka më të vërtetë një potencial të madh për t’u bërë qendra e aventurave në Evropën Lindore, një potencial edhe më i madh kur dihet se çmimet janë shumë të ulëta.
© Lumi Neretva: Neretva derdhet në detin Adriatik, në qytetin kroat Plloce. Delta e Neretvës është një nga fushat më pjellore në Dalmaci.
Sa për info:
Lumi Neretva është 225 km i gjatë, i cili pjesën më të madhe rrjedh nëpër Bosnje dhe Hercegovinë (203 km), dhe një pjesë të vogël, para se të derdhet në detin Adriatik, nëpër Kroaci (22 km). Buron rrëzë malit Jabuka në Bosnje dhe Hercegovinë. Së bashku me degët e tij përbën një njësi të veçantë dhe të sistemit ekologjik unik natyrore në këtë pjesë të botës.
Është i njohur për ngjyrën karakteristike, pastërtinë dhe në rrjedhën e sipërme të uji i tij është i pijshëm. Po ashtu, Neretva është njëri nga lumenjtë më të pasur me peshk, kështu që edhe peshkimi është mjaft i zhvilluar. Ura e vjetër mbi lumin Neretva në Mostar është një monument kulturor i famshëm në botës, e cila paraqet monumentin kulturor dhe UNESKO-s e ka fut në listën e trashëgimisë kulturore botërore.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike Zvicra po hyn në një fazë të re sfidash politike dhe ekonomike, që sipas analistëve po... -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave












