Lajme
Ndalohet skafi me 533 kilogram drogë
Sipas Policisë shqiptare është sekuestruar një skaf me 533.5 kilogramë kanabis sativa, të cilin po e ngisnin dy shtetas italianë
Në një operacion të përbashkët të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Guardia di Finanza të Italisë është zbuluar një rrjet i trafikantëve të drogës, të cilët me gomone po transportonin nga Shqipëria në Itali gjysmë toni marihuanë. Sipas një njoftimi zyrtar është sekuestruar një skaf me 533.5 kilogramë kanabis sativa, të cilin po e ngisnin dy shtetas italianë.
“Rreth orës 12.50, Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës, ka njoftuar për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të kepit të Rodonit. Menjëherë u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Guardia di Finanza dhe u njoftua Interforca. Ndjekja nga Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtare. Në këtë kohë, mjetet aeronautike dhe detare italiane hynë në veprim dhe rreth orës 19.00, në momentin e hyrjes në ujërat italiane, u identifikua dhe ndalua mjeti i lundrimit me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533.5 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Policisë raporton TCH.
Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë: A.M., 38 vjeç dhe A.C., 60 vjeç, të dy nga Brindisi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm













