Lajme
Nderohet Nënë Tereza dhe promovohet himni i saj
Në ditën e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës, është mbajtur të shtunën në Katedralen e Prishtinës mesha solemne e quajtur “Festa e Nënë Terezës
Në Katedralen Nënë Tereza të Prishtinës është mbajtur të shtunën mesha per nder të Nënë Terezës, që përkon me ditën e vdekjes së saj.
Në meshën në fjalë, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, u bënë lutje për më shumë paqe në mbarë botën.
Mesha u drejtua nga kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili foli për veprën dhe përkushtimin e Nënë Terezës për t’u shërbyer njerëzve në nevojë.
“Ishte e përkushtuar që me të njëjtin zell shpirtëror t’u shërbente hinduve, myslimanëve dhe të krishterëve, sepse ishte e bindur se varfëria, vuajtja, padrejtësia, urrejtja, lufta, braktisja e aborti nuk janë të hinduve, as të myslimanëve dhe as të krishterëve. Po ta dëgjonte bota këtë zë dashurie dhe këtë brejtje ndërgjegjeje, në mesin tonë nuk do të kishte më të varfër, në botë nuk do të kishte kaq shumë luftëra dhe në Evropë nuk do të kishte kaq shumë emigrantë”, u shpreh Imzot Dodë Gjergji, raporton Tch.
Kryeipeshkvi kosovar tha se Nënë Tereza e ka mahnitur mbarë botën me kujdesin që ka pasur për njerëzit në nevojë. Ajo ndërroi jetë në vitin 1997 dhe tani në çdo përvjetor të lindjes apo të vdekjes së saj, ajo kujtohet në të gjithë hapësirat shqiptare por edhe në botë.
Me nderimin e shembëlltyrës së Nënë Terezës ka të bëjë edhe nje deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kuvendi i Kosovës shumë shpejt mund të shpallë 5 shtatorin si të ditë bamirësisë, ka thënë ai duke folur për punën e Nënë Terezës, puna e të cilës tha se e bën krenar çdo shqiptar.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës shumë shpejt këtë ditë do ta shpallë ditë të humanizmit dhe të bamirësisë për arsye se është në nderin e vetë. Shpresoj që edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ta bëjë të njëjtën gjë”, tha Veseli.
Sot me 5 shtator u bën 18-vjet nga vdekja e humanistes dhe nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Në këtë ditë është bërë edhe promovimi i himnit të krijuar nga vargjet e poezisë që i ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












