Lajme
Nderohet Presidenti Ibrahim Rugova, në 6 vjetorin e vdekjes së tij
Veprimtaria dhe personaliteti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është vlerësuar lart nga drejtues institucionesh dhe partish politike, të cilët bënë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë dhe vizituan familjen e tij në lagjen ‘Velania’.
Ndërsa, në Akademinë përkujtimore të gjashtëvjetorit të vdekjes së Rugovës, kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga tha përkujtimi i veprës kolosale të Presidentit Ibrahim Rugova na bën nder të gjithëve, sepse e kujtojmë liderin historik të Kosovës, i cili në kohët më të vështira mori vendime të rëndësishme që përcaktuan kahet e historisë dhe fatin tonë si popull, në rrugëtimin drejt ndërtimit të Kosovës shtet të lirë dhe të pavarur.Kryeministri Hashim Thaçi, e ka vlerësuar personalitetin dhe kontributin e ish-presidentit Rugova për Kosovën e lirë, të pavarur dhe me përspektivë evropiane. “Jeta dhe vepra e presidentit Rugova do të vlerësohet dhe do të respektohet me pietet të lartë prej institucioneve, shtetit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Presidenti Rugova vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës. “Ne të gjithë kemi respekt shumë të lartë për veprën e tij, për urtësinë e tij, për mençurinë e tij dhe për mënyrën se si ai e udhëheqi Kosovën në ditët më të vështira”, ka theksuar Mustafa.
Homazhe te varri i ish-presidentit të ndjerë, bëri edhe ish-presidenti i Kosovës, Kryetari i nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ndërkohë homazhe bënë edhe kreu i AKR-së, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, zyrtarë të AAK-së me në krye Melihate Tërmkollin, kreu i LDD-së Nexhat Daci dhe përfaqësues të ndryshëm nga degët e LDK-së.
Presidenti Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në ‘Kodrën e Diellit’ me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës. Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin ””Hero i Kosovës””, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











