Lajme
Ndërtimi i mirëbesimit, esencial për Kosovën
Ambasadorja zvicerane, Marty Lang e konsideron shumë të rëndësishëm ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë
Ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty Lang tha se ndërtimi i mirëbesimit midis komuniteteve në Kosovë do të jetë shumë i rëndësishëm për gjithë procesin e integrimit. Megjithatë ajo ka vlerësuar se dialogu i Brukselit dhe rezultatet e prodhuara atje, po interpretohen në mënyra të ndryshme në Serbi dhe Kosovë.
“Ne po e shohim se sa i ngadalshëm është ndërtimi i besimit dhe sa lehtë është që të shkatërrohet ky besim kur politikanët, si ata shqiptarë apo serbë bëjnë deklarata provokuese”, ka theksuar ambasadorja Lang.
Këto deklarata diplomatja zvicerane i bërë gjatë një debati organizuar nga Grupi Ballkanik për Politika të titulluar: “Integrimi i serbëve në Kosovë pas marrëveshjes së Brukselit”.
Shuarja e plotë e sistemit paralel të Serbisë në Kosovë dhe ndërtimi i mirëbesimit, do t’i paraprinte integrimit të komunitetit serb në sistemin e shtetit të Kosovës, thuhet në raportin e prezantuar nga Grupi Ballkanik për Politika.
Ndonëse në këtë prezantim për debat ishin ftuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, nga Lista Serbe, ata nuk kanë marrë pjesë.
Ndërkaq, drejtori Ekzekutiv i Grupit Ballkanik, Marko Prelec ka thënë se arritja e marrëveshjes së parë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ishte pjesa e lehtë e punës, krahasuar me zbatimin e saj në terren.
“Ajo që po trajtojmë në të vërtetë këtu ka të bëjë me ecjen përpara nga gjendja, të cilën e kemi sot, në të cilën ende kemi dy sisteme që funksionojnë, atë të Serbisë dhe Kosovës. Qëllimi duhet të jetë që të kalohet vetëm në një sistem – atë të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Prelec, raporton REL.
Komunat me shumicë serbe, ka vijuar Prelec, ballafaqohen me problemin e funksionimit paralel të kryetarëve të zgjedhur dhe atyre paralel. Në disa raste, sipas tij, kryetarët paralel janë po ata të zgjedhur, e në raste tjera, kryetarët e komunave serbe janë edhe zyrtarë që mbajnë poste në Serbi.
Integrimi i komuniteteve krahas funksionimit të shtetit të Kosovës, është parë si çështje esenciale edhe nga ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu. “Pavarësia e Kosovës është arritur mbi bazën e marrëveshjes. E marrëveshja ishte integrimi i komuniteteve pakicë në sistemin e Kosovës, në harmoni me standardet evropiane”, ka theksuar ambasadori norvegjez.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











