Sport
Ndeshja Ukrainë-Kosovë në Poloni
Në terren neutral ishte luajtur edhe ndeshja e basketbollit ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës. Takimi ishte zhvilluar në Lituani
Federata e Futbollit e Ukrainës, nëpërmes një komunikate, thuhet se është vendosur tereni neutral, ku do të luhet ndeshja kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për “Rusi 2018”, shkruan albinfo.ch.
“FIFA ka dhënë përgjigje pozitive në kërkesën e Federatës së Futbollit të Ukrainës që ndeshja kualifikuese për Kupën Botërore 2018 kundër Kosovës, më 9 tetor, të luhet në terren neutral. Federata Ukrainase planifikon që ndeshja të luhet në Poloni, në qytetin Krakow”, thuhet në deklaratë e tyre.
Pas tri ditësh delegacioni ukrainas do të shkojë në Krakow për të inspektuar dy stadiumet “Vistula” dhe “Cracovia” për të caktuar stadiumin e ndeshjes.
Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare rreth kësaj ndeshje. Në terren neutral ishte luajtur edhe ndeshja e basketbollit ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës. Ky takim ishte luajtur në Lituani, kurse Kosova e kishte pritur Ukrainën në Mitrovicë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












