Sport
Ndeshje speciale për vëllezërit dhe familjen Xhaka
“Në rastin më të mirë, do të duhej që të dy të përjashtohemi qysh në minutën e dytë, po bëj shaka. Është një ndeshje speciale për familjen tonë"
Kampionati Evropian po afrohet, si dhe ndeshja e shumëpritur ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Granit Xhaka do të luajë për Zvicrën, derisa vëllai i madh Taulanti për Shqipërinë. Padyshim se Granit Xhaka mbetet në fokusin e mediave zvicerane, shkruan albinfo.
Graniti ka folur përsëri për këtë ndeshje.
“Në rastin më të mirë, do të duhej që të dy të përjashtohemi qysh në minutën e dytë, po bëj shaka. Është një ndeshje speciale për familjen tonë. Të luajmë njëri kundër tjetrit është gjëja më e fundit që e kemi dashur, ne fëmijët dhe prindërit. Por, nuk mund të ndryshojmë asgjë dhe jemi pajtuar me këtë. Jemi mjaftueshëm profesionistë për ta menaxhuar situatën në fushë. Le të fitojë më i miri”, deklaroi Xhaka për “grenchnertagblatt.ch”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











