Shkurt.ch
Ndihma materiale për kthim të azilkërkuesve, e qëlluar
Kjo ndihmë, sipas qeverisë është një alternativë më njerëzore, më e besueshme dhe me çmim më të ulët, në krahasim me kthimin e dhunshëm
Sistemi i ndihmave financiare për kthim të refugjatëve sipas qeverisë federale të Zvicrës është projekt që ka funksionuar mirë. Që nga hrja në fuqi në vitin 1997, përmes këtij sistemi janë paguar 168 mijë persona që janë kthyer nga Zvicra në vendet e tyre të prejardhjes.
Gjysma e tyre kanë udhëtuar atje në mënyrë të mëvetësishme, që domethënë pa mbështetje financiare të shtetit. Kjo ka mundësuar që të reduktohen shpenzimet e masave të detyrimit.
Ndërsa, sa i përket nivelit të të hollave që janë dhënë për ndihmën me rastin e kthimit, ato janë në mesataren evropiane, thuhet në një komunikatë për shtyp të lëshuar sot nga Këshilli Federal i Zvicrës.
Kjo ndihmë, sipas qeverisë është një alternativë më njerëzore, më e besueshme dhe me çmim më të ulët, në krahasim me kthimin e dhunshëm.
Këtë qëndrim Këshilli Federal e ka bërë publik duke iu përgjigjur një postulati të bërë nga deputeti nacional i FDP-së Philipp Müller, lidhur me koston.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












