Lajme
Ndryshimet e politikave fiskale mirëpriten nga bizneset
Në Kosovë, Qeveria ka paralajmëruar ndryshime në politikat fiskale për të përkrahur ekonominë e vendit e cila po përballet me vështirësi.
Këto ndryshime për përfaqësuesit e bizneseve janë të domosdoshme, por sipas tyre çdo ndryshim fiskal nuk do të përmirësonte gjendjen në ekonominë e Kosovës, pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Këto ndryshime pritet të ndodhinë në një kohë kur Kosova po përballët më vështirësi në zhvillimin ekonomik. Autoritetet kosovare pohojnë se me këto ndryshime synojnë t’i lirojnë nga disa taksa prodhuesit vendës që sipas tyre janë burim i vendeve të reja të punës.
Për përfaqësuesit e bizneseve këto paralajmërime janë të duhura pasi sipas tyre ekonomia e vendit është në një gjendje shqetësuese si pasojë e problemeve të grumbulluara.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaiu, i ka thënë Zëri të Amerikës se si pasojë e këtyre politikave fiskale Kosova ka mbetur mbrapa në reformat fiskale dhe se një gjë e tillë është e domosdoshme.
Qeveria synon ndryshimin e politikave fiskale, duke stimuluar investimet e reja, punësimin dhe tërheqjen e kapitalit të jashtëm.
Qeveria gjatë pjesës së parë të mandatit, parasheh përshkallëzimin e TVSH-së. Një veprim i tillë nënkupton uljen e normës së TVSH-së për produktet bazike, si: buka, qumështi, vaji, uji i pijshëm.
Qeveria parasheh uljen e pragut të TVSH-së, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 50 deri në 20,000 euro, e cila do t’u mundësojë shumë bizneseve që të operojnë më lehtë dhe të rriten. Sipas këtij programi, kjo do të rriste bazën tatimore për rreth 1,500 biznese dhe do të krijonte të hyra shtesë.
Në kuadër të reformave pritet që në tri vitet e ardhshme të bashkohen Administrata Tatimore dhe Doganat, ndërsa mbledhja e TVSH-së të zhvendoset në brendi të vendit, pas shitjes së mallrave.
Përmes lirimeve doganore, Qeveria synon të lirojë nga obligimi doganor importin e pajisjeve të Teknologjisë së Informacionit. Heqja e ngarkesës doganore për këto pajisje do të siguronte rreth 30% rritje të këtij sektori.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











