Shkurt.ch
Ndryshojnë preferencat para votimeve të 18 majit
Për iniciativën kundër pedofilisë është zvogëluar përkrahja me 15% ndërsa për atë kundër blerjes së aeroplanëve luftarakë, për 2%
Deri në datën e referendumeve, më 18 maj kanë mbetur vetëm dhjetë ditë. Sondazhet e realizuara lidhur me rezultatet e pritshme tregojnë një evoluim të opinionit të votuesve. Kështu, lidhur me iniciativën kundër blerjes së aeroplanëve luftarakë “Gripen”, sondazhi i realizuar nga gfs.bern me porosinë e SRG-së regjistron një ngritje prej 2 për qind të atyre që e aprovojnë këtë blerje, në krahasim me sondazhin e fundit. 51 për qind të të anketuarve janë shprehur kundër blerjes së aeroplanëve në fjalë ndërsa 44 % pajtohen se duhet bërë kjo blerje. Vetëm 5% të të pyeturve janë ende të pavendosur.
Shikuar sipas preferencave partiake, shumica e miratuesve të “pazarit” me “Gripen” vijnë nga SVP/UDC. 72% të votuesve të kësaj partie janë shprehur pro. Ndërsa te SP/PS dhe të Gjelbrit ndodh e kundërta. Kundër blerjes së aeroplanëve janë 85% të përkrahësve të SP/PS dhe 82% të të gjelbërve.
Një përfundim interesant del edhe nga sondazhi lidhur me iniciativën kundër pedofilisë. Edhe ky sondazh është realizuar nga instituti g.bern me porosi të SRG, shkruan srf.ch. Në anketimin e bërë në fillim të majit, 59% të të anketuarve janë shprehur në favor të iniciativës gjegjësisht për dënimin më të ashpër të pedofilisë. 33 për qind janë kundër iniciativës dhe 8% të pavendosur.
Te kjo iniciativë shihet një ndryshim i konsiderueshëm i preferencave në krahasim me sondazhin e kaluar. Kështu, tash janë 15% më pak përkrahës të iniciativës gjegjësisht 14% më shumë kundërshtues të saj.
Shikuar në planin partiak, në SVP/UDC 80% janë me iniciativën, në CVP/PDC janë 55% dhe në FDP 54%. Nga ana tjetër 55% të të gjelbërve janë kundër tekstit të iniciativës dhe 45% të SP/PS janë po ashtu kundër.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












