Shkurt.ch
Në autostradë, me karrocë invalidi
Ngasësja e karrocës ka shkaktuar një bllokadë që ka zgjatur rreth 30 minuta në autostradën A4 në Schafhausen
Një grua 62 vjeçe me karrocën e saj të invalidit në rrethana të panjohura është gjetur të hënën në autostradë. Me këtë rast ajo ka shkaktuar një bllokadë që ka zgjatur rreth 30 minuta në autostradën A4 në Schafhausen.
Me shpejtësinë e saj maksimale 10 km në orë, ngasësja sigurisht nuk ka rrezikuar që të kapej nga radari, por ka nervozuar në kulm pjesëmarrësit tjerë të komunikacionit.
Vetëm pasi që kolona e shkaktuar nga ajo tashme ishte bërë me kilometra e gjatë, në tunelin e afërm atë e ka regjistruar një kamerë. Kështu, është dashur të dërgohej patrulla policore për të ndaluar invaliden e guximshme.
Policia ende nuk ka mundur të sqarojë arsyen për këtë veprim të gruas me karrocë. Sidoqoftë, ky piknik i saj nuk do të mbetet pa pasoja. Ndaj gruas pritet të bëhet një kallëzim penal.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











