Shkurt.ch
Në Bazel, synetia vazhdon si më parë
Spitali i fëmijëve i Bazelit mund ta ndryshojë këtë praktikë vetëm në rast se drejtësia zvicerane do te ndalojë atë
Spitali Universitar i fëmijëve i Bazelit dhe Bazelandit UKBB do të vazhdojë edhe më tutje të kryejë ndërhyrjet kirurgjike të synetisë, me bazë fetare. Spitali në fjalë mund ta ndryshojë këtë praktikë vetëm në rast se drejtësia zvicerane do te ndalojë atë, thuhet në një komunikatë për shtyp të UKBB.
Drejtori i këtij spitali, Conrad E. Müller thotë se synetia e fëmijëve meshkuj, në Zvicër praktikohet prej disa dekadash, në bazë të dëshirës së prindërve, shkruan news.search.ch.
Ditë më parë, Spitali i fëmijëve në kuadrin e Qendrës spitalore universitare të Cyrihut kishte vendosur që përkohësisht të ndalonte operacionin e synetisë. Hapin e Cyrihut e kishte ndjekur pastaj edhe St. Galleni.
E gjithë kjo valë ndalimesh dhe debati rreth synetit si ritual fetar hebraik dhe islamik kishte nisur si jehonë e një vendimi që Gjykata e Landit e Këlnit, Gjermani, e kishte marrë muajin e kaluar. Vendimi në fjalë e konsideronte synetin si shkaktim lëndimi trupor ndaj fëmijëve dhe për këtë arsye e shpallte të dënueshme një ndërhyrje të tillë kirurgjike.
Mjekët e Cyrihut dhe ata të St. Gallenit, ndërprerjen e operacioneve të synetisë e kishin arsyetuar me frikën se po kryenin vepër të dënueshme, edhe pse gjykata e Këlnit nuk ka kompetenca në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











