Lajme
Në Bernë u mbajt festivali tradicional “Zibelmärit”, shiten 30 tonë qepë
Festivali përmban gërsheta të zbukuruara me qepë, verë të zier dhe bukë me hudhër për vizitorët.
Dhjetëra mijëra vizitorë zbritën në Bernë për të festuar festivalin tradicional të qepëve ‘Zibelmärit’ të kryeqytetit zviceran.
Rreth 30 tonë qepë u shitën të hënën, që është një përmirësim në krahasim me vitin e kaluar, por rreth gjysma e sasisë së shitur në vitin rekord të 2014-ës, raporton swi, përcjell Albinfo.ch.
Festivali përmban gërsheta të zbukuruara me qepë, verë të zier dhe bukë me hudhër për vizitorët.
Festivali i qepëve i ka rrënjët në shekullin e 15-të. Spas legjendës, 1 mijë e 405 njerëz nga Friburgu erdhën për të ndihmuar qytetarët e Bernës për të rindërtuar qytetin pasi u dogj. Si rezultat, banorëve të Friburgut iu dha mundësia të shisnin qepët e tyre në tregjet e Bernës.
Festivali filloi në vitin 1860 kur fermerët nga rajoni përreth erdhën për të shitur jo vetëm qepë, por edhe fruta dhe perime në Bernë.
Policia njoftoi se Zibelmärit këtë vit kaloi pa incidente serioze./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












