Shkurt.ch
Në burgun e Gjenevës janë përleshur shqiptarët me afrikanët
Konflikti në Champ Dollon është i "natyrës ndëretnike". Në njërën anë janë shqiptarët dhe në tjetrën afrikanët", ka thënë shefi i sindikatës së policëve
Riaktualizim
————-
Antonietti, president i sindikatës së policisë ka deklaruar për agjencinë shtetërore të lajmeve sda/ats se konflikti në “Champ Dollon” është i “natyrës ndëretnike”. Në njërën anë janë shqiptarët dhe në tjetrën afrikanët”, ka sqaruar ai, por njëkohësisht ka theksuar se motivet që kanë sjellë në këtë gjendje janë ende të panjohura.
albinfo.ch ka bërë përpjekje të marrë informata nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës dhe të Shqipërisë lidhur me rastin. Ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj na bën me dije se nuk është në praktikën e burgjeve të Zvicrës të njoftojnë përfaqësitë diplomatike të vendeve përkatëse në rastet sikur ky. Për këtë arsye, ambasada nuk është njoftuar as në këtë rast. Ai shton se përjashtime bëjnë rastet më të rënda, ndërsa konkretisht përleshjet në burgun e Gjenevës nuk janë konsideruar si të tilla nga udhëheqësit e burgut.
Ndërsa zyrtarë nga Konsullata e Kosovës në Gjenevë kanë njoftuar albinfo.ch se nuk kanë marrë informata me shkrim lidhur me zhvillimet në burgun e përmendur. Ata thonë po ashtu se drejtoritë e burgjeve nuk e praktikojnë një infrmim të tillë. Mirëpo, në përleshjen e parë, që pati ndodhur para rreth dy javësh, sipas këtij burimi, konsullata është njoftuar vetëm në mënrë të tërthortë nga zyrtarë të tjerë të institucioneve të Gjenevës.
Tensionet mes të burgosurve po vazhdojnë në burgun e ashtuquajtur Champ-Dollon të kantonit të Gjenevës. Edhe disa përleshje kanë shpërthyer sot në mëngjes po në këtë burg. Kjo është dita e tretë radhazi që tensionet po zhvillohen. Sipas kanalit televiziv La Télé, disa ambulanca janë dërguar në drejtim të burgut.
Christian Antonietti, president i sindikatës së policisë, tregon se tri përleshje të ndara kanë shpërthyer në mëngjes, prej të cilave disa veta janë plagosur. Numri i këtyre mbetet ende i panjohur. Antonietti ka raportuar se nuk dihet, tani për tani, nëse këta të plagosur janë të burgosur apo rojtarë, apo nga të dy palët. Sipas tij, situata është vënë nën kontroll vetëm prej orës 11:15.
Të hënën Albinfo.ch, në bashkëpunim me La Télé, i kthehet kësaj teme në suazat të emisionit “Diversité”.
————
24.02.2014
Rrahje masive në burgun Champ Dollon
Në burgun e madh të Gjenevës, Champ Dollon të dielën ka ndodhur një rrahje masive në mes të të burgosurve. Rreth njëqind persona janë përfshirë në këtë rrahje, njoftojnë mediet e Zvicrës frankofone. Për të rivendosur rendin është dashur të ndërhynin, krahas gardianëve edhe njësitë e policisë.
Përgjegjësit e burgut i kanë identifikuar shkaktarët e zënkës dhe ata do të dënohen, ka deklaruar drejtori i burgut Constantin Franziskakis.
Rreth dy javë më parë në këtë burg, që është i njohur për stërmbushje me të burgosur, kishte shpërthyer një konflikt në mes të një klani shqiptarësh dhe një tjetri afrikanësh. Me atë rast, një grup të burgosurish shqiptarë kishin bërë grevë për lirimin nga dënimi të të burgosurve tjerë shqiptarë të përfshirë në zënkë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










