Shkurt.ch
Në cilat qytete zvicerane paguhet më mirë?
Bazeli është i fundit, udhëheq Berna. Një renditje e re tregon se sa të kënaqur janë të punësuarit me pagat e tyre.
Punëtorët në kryeqytetin zviceran janë me fat, të paktën kur është fjala për pagat. Në asnjë qytet tjetër punëtorët zviceranë nuk janë të kënaqur me llogarinë e tyre bankare në fund të muajit sesa në Bernë, përcjell albinfo.ch.
Kështu tregon një studim i ri i platformës Kununu, citon “Blick”. 8842 pjesëmarrës kanë treguar se sa janë të kënaqur me pagat e tyre. Janë marrë parasysh gjashtë qytetet më të mëdha në pjesën gjermanofolëse në Zvicër.
Berna është në krye, ndërsa autorët e studimit e shpjegojnë me faktin se ka shumë kompani nga mbarë vendi, si SBB, Posta apo Swisscom që i kanë selitë e tyre në kryeqytet. Përveç kësaj, Berna është qendra administrative e Zvicrës.
Pas Bernës vjen St. Gallen (3.67 pikë), Luzern (3.52), Cyrih dhe Winterthur (për 3.42). Në fund vjen Bazeli (3.40).
Një shpjegim i detajuar i rezultateve nuk është dhënë në analizën e Kununu-s.
Platforma ka vlerësuar jo vetëm pagat, por edhe faktorë të tjerë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












