Lajme
Në Konsullatat kosovare është krijuar rrëmujë në mungesë të stafit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nuk po arrin ende të mbush boshllëkun e mungesës së stafit nëpër Konsullata.
Për këtë arsye shërbimi konsullor ka probleme të mëdha me vonesa në dhënien e dokumenteve për shtetasit kosovarë jashtë vendit.
Problemet më të mëdha mësohet të jenë në Konsullata në Austri, Zvicër, e sidomos në Gjermani, raporton Radio Kosova.
Shefi i misionit në qarkun konsullor të Frankurtit në Gjermani, Astrit Zemaj, i ka thënë kësaj radioje se problemet kryesisht vijnë nga fluksi i madh i kërkesave për dokumente.
Kurse Ilhami Gashi, sekretar permanent i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë se stafi mbështetës që kishte dërguar në Konsullata kjo ministri, ishte kontraktuar vetëm për një periudhë gjashtë mujore.
Ndërkaq, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, jep një shpjegim tjetër.
Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme ka tërhequr stafin saj për shkak se i ishte nevojitur për punët e saj në Prishtinë.
Ai ka paraljemruar se do të ketë probleme edhe më tej për shkak të fluksit të kërkesave për dokumente.
“Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje në mbështetje të konsullatave“, ka thënë Selimi.
Kosova ka të akredituar trembëdhjetë misione konsullore që po ofrojnë shërbime për shtetasit kosovarë jashtë vendit.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025










