Lajme
Në Kosovë dominon importi nga Serbia
Prodhimet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje nga Serbia vazhdojnë të dominojnë në pjesën dërrmuese të supermarketeve në Kosovë.Aktualisht janë më shumë se një mijë kompani kosovare që në vazhdimësi importojnë produkte serbe në tregun kosovar. Shtimi i numrit të prodhimeve nga Serbia në tregun tonë në masë të madhe ka dëmtuar prodhimin vendor, duke bërë konkurrencë jolojale.
Sipas të dhënave të Doganave, gjatë vitit 2010 në Kosovë janë importuar hiç më pakë se 1.3 miliard kilogramë prodhime ushqimore dhe joushqimore.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se vlera totale e importit gjatë vitit 2010 ka qenë 225 milionë. Sipas tij, e gjithë kjo sasi e mallit ka hyrë në Kosovë përmes një mijë kompanive kosovare. Por, jo zyrtarisht thuhet se sasia e mallit që hyn në Kosovë është shumë më e madhe se sa kjo që është e evidencuar në kufij nga doganierët.
Ndërsa Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) ka thënë se kohët e fundit në Serbi, kompani nga Kosova kanë hapur filiale të shumta të prodhimit vetëm për tregun kosovar.
“Biznesmenë kosovarë e kontraktojnë mallin në Serbi. Kur malli kalon kufirin, ata e marrin prapë TVSH-në si stimulim për eksport. E, për fat të tillë, njerëzit që bëjnë këso dallaveresh, në Kosovë shiten si patriotë të mëdhenj”, ka thënë Gërxhaliu.
Ndërsa kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se prodhimet serbe janë duke e dëmtuar në masë të madhe prodhimin vendor. Sipas tij, importi legal nga Serbia në Kosovë është mbi 200 milionë euro, por po aq mallra hyjnë ilegalisht nëpër kufijtë e shqyer të Kosovës.
Mallrat më të importuara nga Serbia janë sheqeri, gruri, ëmbëlsirat, tullat, pllaka për çati, pllakat për oxhaqe, biskotat, ujërat dhe pijet joalkoolike.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












