Lajme
Në Kosovë mbretëron një siguri e qëndrueshme
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u shqyrtua edhe platforma vjetore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, paraqiti një vlerësim të gjendjes politike dhe të sigurisë në vend. Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se gjendja e sigurisë edhe përkundër sfidave ekonomike e sociale vazhdon të mbetet e qetë, stabile dhe e qëndrueshme.
Po ashtu, sipas Thaçit, marrëdhëniet ndëretnike kanë shënuar një ngritje në nivel vendi dhe se numri i incidenteve ndëretnike ka shënuar rënie të vazhdueshme.
Në mbledhje është përkrahur gatishmëria dhe profesionalizmi i Policisë së Kosovës e cila me përkushtimin e treguar ka bërë që të zbulohen, trajtohen dhe eliminohen aktivitete të ndryshme kriminale si dhe uljes së përqindjes së kryerjes së veprave penale dhe atyre kundërvajtëse.
“Vazhdimi i kalimit të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët si dhe vazhdimi i zvogëlimit të trupave të KFOR it, janë dëshmia më e fuqishme se siguria në Republikën e Kosovës është stabile dhe e qëndrueshme dhe se sektori i sigurisë po vazhdon suksesshëm konsolidimin e tij”, citohet të ketë thënë Thaçi në këtë mbledhje.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomisë familjare, e cila do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve sociale dhe jetësore të qytetarëve të Kosovës.
Në këtë mbledhje u vlerësua lart formimi i dy komisioneve parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Me këtë vlerësohet se Kosova ka hyrë në një proces të thellë reformues, i cili nuk kufizohet vetëm në zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjeve të përgjithshme por edhe në ndryshime të tjera sipas vlerësimit të institucioneve përkatëse.
Po ashtu në këtë mbledhje u shqyrtua edhe u miratua plani vjetor i punës së Këshillit të Sigurisë për vitin 2011, si dhe shqyrtua platforma vjetore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











