Lajme
Në Kosovë, nga 2008-ta ka rënie investimesh
Qeveritarët, rënien e investimeve e arsyetojnë me krizën globale financiare, ndërsa ekspertët fajësojnë institucionet kosovare
Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pritjet e udhëheqësve të vendit e ndërkombëtar, por edhe ekspertëve të ekonomisë, ishin se me formimin e shtetit të ri, do të rriten edhe investimet e huaja, e rrjedhimisht do të ketë zhvillim të përgjithshëm ekonomik.
Kjo pasi në atë kohë, pengesë kryesore për mosardhjen e investitorëve ndërkombëtarë, konsideronin statusin e pazgjidhur të Kosovës.
Por, ndryshe nga pritjet, tashme gati katër vjet që nga shpallja e pavarësisë, investimet e huaja kanë shënuar rënie të vazhdueshme, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në vitin 2007 investimet e huaja të drejtpërdrejta në vend kanë qenë 421 milionë euro; më 2008 – vit ky kur është shpallur pavarësia, investimet kanë qenë 355 milionë euro; ndërsa në vitin 2009 vetëm 310 milionë euro, në vitin 2010, investimet kanë rënë në 265 milionë euro, kurse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, investimet e huaja në Kosovë kanë qenë 157 milionë euro.
Megjithatë, zyrtarë qeveritarë, rënien e këtyre investimeve e arsyetojnë me krizën globale financiare, përderisa ekspertët e ekonomisë fajin e drejtojnë tek institucionet kosovare.
Valdrin Lluka, drejtor në Agjencinë për Promovimin e Investimeve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, bën të ditur se gjatë vitit 2011 është shënuar një rritje e investimeve rreth 15 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010, kur investimet ishin 132 milionë euro.
Por, Mustafa Hasani, ish-drejtor në Agjencinë për Promovimin e Investimeve të huaja, përmend burokracinë si një ndër arsyet kryesore që ka penguar ardhjen e investitorëve të huaj në vendin tonë. Ai, madje, thotë se autoritetet nuk po e zbatojnë strategjinë për promovimin e investimeve të huaja, e cila është përgatitur më herët naraporton Radio Evropa e Lirë.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të quajtur ” Të bërit biznes” për vitin 2011, Kosova është radhitur në vendin e 173-të sa i përket mbrojtjes së investitorëve, në mesin e 183 shteteve ku bëhen këto matje. /albinfo.ch, REL/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











