Lajme
Në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, vazhon të mbajë mot i ligë dhe me reshje bore
Bora që ka rënë këto ditë në gjithë Kosovën ka paralizuar disa fshatra në disa komuna. Për shkak të borës së madhë në shumë qytete është ndërprerë mësimi, si dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshmë.
Për shkaka të borës së madhe dhe orteqeve të krijuar është shndërruar në frikë pushimi për qejf i qindra turistëve në Brezovicë.
Mediat ë Kosovës raportojën se rreth 400 persona kanë mbetur të bllokuar në këtë qendër turistike si pasojë e bllokimit të rrugës.
Në mesin e atyre që nuk mund të lëvizin nga aty janë edhe dhjetëra nxënës të shkollës fillore Hasan Prishtina, që ishin pjesë e një ekskurzioni me arsimtarët e tyre. Edhe pse po bëhen përpjekje rruga vazhdon të mbetet e bllokuar dhe s’ka mundësi lëvizjeje.
Kurse Kryetari i Pejës, ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e kësaj komune. Bëhet e ditur se trashësia e borës në komunën e Pejës ka kaluar mbi 60 cm. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Decan e Junik.
Gjendja e vështirë për shkak të borës së madhe është edhe në Shqipëri. Mediat e Tiranës, bëjën të ditur se situata në akset rrugore të vendit, vazhdon të mbetet e rënduar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë vazhduar edhe në mbrëmjen e kaluar, pavarësisht se me më pak intensitet se ditët e mëparshme. Me problematike mbeten qarqet e Kukësit dhe te Dibrës, si edhe rrethi i Pukës.
Ndryshimi i kushteve atmosferike në bregdet dhe Adriatik që nga nata e kaluar ka shkaktuar probleme në trafikun detar. Tragetet e linjës Bari-Durres, të cilat duhet të mbërrinin mëngjesin e së shtunës janë parashikuar të ankorohen rreth orës 5.00 të pasdites, ndërkohë që dhe në nisje ka pasur vonesa të theksuara. Fortunali qe ka perfshire brigjet dhe ujërat e Adriatikut ka sjellen nisjen e lundrimit te dy trageteve drejt Barit me nje vonese 8 oreshe.
Ne kapitenerinë e portit detar të Durrësit bëjnë të ditur se kushtet atmosferike në det te hapur janë të keqija dhe rrjedhimisht lundrimi tejet i veshtiresuar per anijet e tonazhit te rende. Deti ka nje force prej 7-8 balle, ndersa shpejtesia e eres me drejtim nga juglindja ka arritur 23 metra/sekondë. Anijet kane nderprere lundrimet e tyre, nderkohe qe probleme ka pasur deri ne mesdite dhe ne trafikun tokesor. Si rezultat i reshjeve te dendura te shiut, qarkullimi eshte veshtiresuar ndjeshem ne disa prej rrugeve te qytetit, si dhe ne kryqezimet e tij.
Edhe në Portin e Vlorës trafiku detar, i shkaktuar nga moti i keq, ka sjellë probleme të shumta. Mëngjesin e se shtunes në Vlorë janë shënuar reshje të dendura shiu, të cilat parashikohen të zgjasin edhe gjatë ditës, raportojnë mediat shqiptare.
Hiqë më mirë nuk është situate as në Maqedoni. Ndalesa të komunikacionit ka pasur për mjetet e rënda transportuese në akset rrugore Strugë – Qafë Thanë, si dhe në kalimin malor Strazhë.
Kjo bëhet e ditur nga Auto Moto Lidhja e Maqedonisë, e cila rekomandon edhe drejtuesit e makinave që të jenë të kujdesshëm në komunikacion, raportojën mediat e këtij vendi AMLM ka njoftuar se në disa zona ka prani të mjegullës, sidomos në Kodrën e Diellit, ku shikueshmëria është prej 100 deri në 150 metra, në kalimin malor Strazhë prej 50 deri në 60 metra, etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












