E-Diaspora
10 të trafikuar në makinën e kosovarit pa patentshoferi
Një kosovar i moshës 42 vjeçare është kapur në autostradën A8 me 10 refugjatë në makinën e tij (kombibus). Makina që po shkonte në drejtim të Munihut kishte rënë në sy të policisë për numrin e madh të personave që ishin futur aty.
Me rastin e kontrollimit, doli se shoferi i makinës, një shtetas 42 vjeçar i Kosovës kishte lejen e rregullt të qëndrimit në Gjermani por jo edhe patentshoferin. Bashkë me të ishte edhe një shtetase zvicerane 26 vjeçe. Ndërsa në pjesën e prapme të makinës ishin edhe dhjetë persona, nga Kosova dhe nga Afganistani, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë nga gjashtë muaj deri në 7 vjeç.
Asnjëri nga të rriturit dhe fëmijët e pranishëm, tre meshkuj mes 25 dhe 32 vjeç si dhe tri femra 23 deri 25 vjeçe, nuk kishin dokumente të rregullta qëndrimi ose vizë në Gjermani.
Të gjithë personat janë arrestuar përkohësisht dhe i janë dorëzuar Policisë në Trauenstein për hetime të mëtutjeshme. I dyshuari për trafikim, kosovari 42 vjeçar është marrë në dorëzim nga gjyqtari hetues i cili i ka caktuar atij një masë paraburgimi gjegjësisht burgu hetues. Krahas kësaj ai do të hetohet po ashtu edhe për ngasje të veturës pa leje, thuhet në një njoftim për medie të policisë Oberbayern Süd.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni Gjatë festave të Pashkëve, trafiku drejt jugut në Kalimin e Gotthard-it pritet të jetë i rëndë,... -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale











