Lajme
Në Maqedoni nuk ka përparime për emrin
Ndërmjetësuesi i OKB-së Metju Nimic, kishte qëndrim të qartë për rrugët të cilat mund të çojnë kah një zgjidhje
Në Maqedoni, partitë politike në opozitë vlerësojnë se vizita e të dërguarit special të OKB Metju Nimic, për zgjidhjen e kontestit të emrit, nuk shënon asnjë progres që do të çonte kah një zgjidhje e pranueshme për të dy palët e përfshira në kontest, Maqedoninë dhe Greqinë.
LSDM-ja vlerëson se pos krijimit të iluzionit se Maqedonia mbetet e angazhuar për zgjidhjen e kontestit, asgjë konkrete nuk realizohet.
Goran Georgiev, nënkryetar i kësaj partie maqedonase në opozitë thotë se edhe kjo vizitë e ndërmjetësuesit Nimic
Edhe partia shqiptare në opozitë, Partia Demokratike Shqiptare, konsideron se fakti që ndërmjetësuesi Nimic erdhi pa propozim konkret, dëshmon se zgjidhja mbetet shumë larg.
e cila, siç thuhet, ka konfirmuar pozicionin e drejt të palës maqedonase sa i përket raporteve mes dy vendeve dhe integrimit në strukturat euroatlantike, në bazë të marrëveshjes së përkohshme mes dy vendeve.
Por, analistët vlerësojnë se një dozë optimizmi mund të llogaritet në faktin se ndërmjetësuesi i OKB-së Metju Nimic, kishte qëndrim të qartë se në të gjitha format e mundshme të cilat mund të llogariten si rrugë të cilat mund të çojnë kah një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, është ajo se ai qartësoi se nuk preket çështja e identitetit maqedonas.
do të shfrytëzohet për konsum të brendshëm, gjegjësisht për t`u justifikuar qeveria për bllokimin e procesit integrues të vendit.
Autoritetet zyrtare të vendit para ndërmjetësuesit të OKB kanë përsëritur qëndrimin që Athina të respektojë vendimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Zyrtarët e vendit gjithashtu kanë kërkuar që Maqedonia në Samitin e NATO-së në Çikago të mos pengohet në anëtarësimi i saj me emrin e përkohshëm IRJM./rel&albinfo/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













