Lajme
Në Mitrovicë ndërtohet xhamia më e madhe në Kosovë
Në vend të xhamisë “Isa Beg”, që gjendet në qendër të Mitrovicës, e cila është gjatë vitit 1999, do të ndërtohet xhamia e re, më e madhja dhe më moderne në Kosovë.
Xhamia do të ndërtohet me donacion të Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë.
Sipas paralajmërimeve të myftiut të Komunës Bajram Pasha të Stambollit, Izet Shener, xhamia do të ketë rreth 2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme, përfshi edhe hapësia për mësim-besim. Xhamia do të ketë edhe dy minare me lartësi prej 48 metra. Punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.
Gjatë qëndrimit në Mitrovicë, myftiu Shener ka thënë se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën, në aspektin fetar, komuna e Bajram Pashës në Stamboll mbanë kontakte vëllazërore. Ai ka thënë se ka ardhur në Mitrovicë me bashkëpunëtorët e tij për ta prezantuar projektin për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të qytetit, që do të jetë xhamia më e madhe që ndonjëherë ka pas Kosova.
“Kemi sjell me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, ka thënë Shener.
Ndërsa kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati ka thënë se pushteti lokal i kësaj komune është vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komuna të tjera, të cilat po ashtu kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











