Lajme
Në pranga 9 mjekë, abuzuan me të sëmurën nga zemra
Disa nga të arrestuarit kanë marrë ryshfet nga klinikat private, për t’i dërguar pacientët në klinikat e tyre. Policia po e merr në pyetje dhe ministri Ferid Agani
Policia e Kosovës me rekomandim të Prokurorisë Speciale ka arrestuar të enjten në mëngjes, nëntë mjekë kardiolog nën dyshim se kanë keqpërdorur detyrën gjatë trajtimit të të sëmurëve nga zemra. Në mesin e të arrestuarve ka mjek turq, maqedonas dhe kosovarë.
Sipas burimeve nga Policia është arrestuar Ali Hocaoglu, Antonio Georgiev, Voprce Petrovski, Lulzim Brovina, Reshat Emra, Elfedin Muhaxheri, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, kurse janë duke u intervistuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani.
Operacioni i Policisë është zhvilluar në Prishtinë e Pejë, ndërsa mjekët e arrestuar ka kohë që janë nën hetime.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, me autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kryer sot një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, gjatë të cilit ka arrestuar nëntë persona.
Për të pandehurit, siç thuhet, ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në bashkëveprim dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje për shërbime shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore, me spitalet private.
Në këtë aktakuzë përfshihet, Internacional Medicine Hospital, me seli në Prishtinë dhe INTERMED sh.p.k. më seli në Prishtinë.
Me këto veprime të pandehurit ua kanë mundësuar spitaleve private Internacional Medicine Hospital (IHM) sh.p.k. dhe INTERMED sh.p.k. përfitimet materiale, duke ua paguar nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, si autoritet kontraktues, shpenzimet për pacientët që dërgoheshin nga institucionet publike shëndetësore në këto spitale private, në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu në vend të pagesave prej 70% të shumës për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore, kanë paguar deri në 100% të këtyre shpenzimeve, për këto trajtime shëndetësore, duke përfshirë edhe koronarografinë, edhe pse koronarografia kryhej edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Disa nga të pandehurit, siç raporton “koha” kanë marrë ryshfet nga dy klinikat private të lartcekura, ndërsa zyrtarët e klinikave u kanë dhënë ryshfet atyre, për t’i dërguar pacientët në klinikat e tyre.
Njëri nga këto spitale nuk ka pasur fare licencë pune dhe gjithashtu edhe mjekët që kanë punuar në atë spital nuk kanë licencë për kryerjen e intervenimeve mjekësore në zemër, e të cilat i kanë kryer.
Ndryshe, disa herë është raportuar në media, se spitalet e zemrën në Kosovë kanë abuzuar me pacientët, duke iu vendosur stenta në zemër pa pasur nevojë, vetëm që t’u marrin mijëra euro për një trajtim. Madje ka pasur raste kur pacientët janë ankuar se kanë paguar për tri stenda, e në realitete në zemër i kanë pasur vetëm dy.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











