Lajme
Në Prishtinë, testime PCR falas më 29 dhe 30 dhjetor
Instituti Kombëtari i Shëndetësisë Publike në Kosovë, përkundër situatës epidemiologjike, e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve, po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVID-19, raporton Albinfo.ch.
Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.
Përmes një njoftimi IKSHP bën të ditur se do të organizojë testim PCR për të gjithë qytetarët që janë të interesuar.
“Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:
1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;
2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;
3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike”, njofton IKSHP.
Ky institut apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke i informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












