Lajme
Në Shqipëri ditë zie për viktimat e tragjedisë në Himarë
Shqipëria mban zi kombëtare për humbjen tragjike të 13 studentëve, ndërsa u plagosën mbi 20 të tjerë, pjesë e një ekspedite studentësh të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan të cilët udhëtonin me autobus nga Saranda drejt Elbasanit.
Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12:00 të mbahet një minutë heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre. Ministria e Brendshme është ngarkuar të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.
Aksidenti ndodhi dje pasdite në orën 16: 15 minuta dhe viktimat janë 11 vajza, dhe 2 meshkuj, mes të cilëve shoferi i autobusit. Autobusi me targa EL 2274 B që drejtohej nga shoferi Pëllumb Çela doli nga rruga duke përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.
Në Spitalin Ushtarak mjekët thonë se 12 nga 15 studentët, që mbërritën dje pasdite, ndodhen në gjëndje shumë të rëndë. Mjekët thonë se ata kanë dëmtime në çdo pjesë të trupit dhe 24 orët e ardhshme do të jenë përcaktuese për ecurinë e shëndetit të tyre. Gjatë natës policia identifikoi viktimat dhe të plagosurit.
Mediat shqiptare raportojnë se janë identifikuar të gjitha viktimat që ndodhen në morgun e qytetit të Vlorës dhe spitalin Ushtarak të Tiranës pas aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin rrugorë Vlorë-Himarë. Viktimat të identifikuara nga familjarët dhe shokët janë si më poshtë:
Juliana Tola nga Elbasani, Elsa Daka nga Elbasani, Armand Halilaga nga Kavaja, Denisa Guzi nga Gramshi, Fabiola Shehi nga Tirana, Ermira Mana nga Elbasani, Lindita Kabashi nga Elbasani, Joana Debinja nga Lushnja, Eriola Xhoi nga Elbasani, Aurora Molla nga Pogradeci, Pëllumb Cela nga Elbasani, Doriana Stafa nga Kruja dhe Eranda Baloshi nga Elbasani.
Ndërsa, Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Doriana Kumria, Anisa Çobaj, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Ifsjana Karriqi, Mirsie Biba, Besjana Dani, Briselda Gubere, Florije Peci, Blerina Çereni, Griselda Zeneli po kurohen në spitalin Ushtarak në Tiranë. Pjesa tjetër e studentëve që vijon më poshtë janë në gjendje më të mirë shëndetësore po kurohen në Vlorë. Elidona Gjinaj, Enkela Daja, Ticiana Hysa, Juliana Kuqi, Ergita Opingari, Adjola Musaka, Liri Hasa, Besjana Xheneti, Adisa Çela, Anisa Hysa. Në gjendje shumë të mirë shëndetësore paraqitet Arta Ballabani, e cila është në spitalin e Himarës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













