Lajme
Në skenarin më të mirë, vizat hiqen më 2016
Procesi i liberalizimit të vizave po ecë shumë ngadalë, prandaj viti 2016 do të jetë në skenarin më të mirë për heqjen e vizave nga BE, konsiderojnë ekspertët e integrimit
Heqja e vizave për kosovarët në vitin 2016, do të jetë varianti më i pranueshëm në këto rrethana, vlerësojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe sundimi i ligjit, përfshirë këtu edhe krizën politike, e bëjnë gati të pamundur që vizat të hiqen në vitin 2015.
Kështu u tha në një konferencë për media nga institutit “KIPRED”, ku u prezantua barometri për Sundimin e Ligjit në kuadër të projektit “Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për integrimin e mëtejshëm Evropian të Kosovës”.
Ariana Qosaj-Mustafa, hulumtuese në këtë institut, tha se korrupsioni dhe krimi, mbesin ndër sfidat më të mëdha. Edhe pse ka iniciativa, sipas saj, problemi qëndron tek aspekti i vullnetit politik, i cili përveçse është deklarativ, nuk ka interesim në disa sfera, që institucionet të veprojnë drejtpërdrejtë.
“Nëse do të kishim institucione të forta që do ta luftonin krimin e organizuar dhe korrupsionin, atëherë radha do të iu vinte edhe njerëzve që janë në qeverisjen e tanishme, apo ata që janë në një elitë politike me të përfaqësuar në Kosovë”, tha Mustafa, sipas të cilës, procesi i liberalizimit të vizave po ecë shumë ngadalëtë.
“Viti 2016 do të jetë në skenarin më të mirë, viti që ne mund të presim diçka më reale, në aspektin e liberalizimit të vizave. Edhe pse ka plotësime të shumta të kritereve, prapë mbesin shumë sfida dhe në zbatim të ligjeve dhe në praktikë por dhe me ndërtim të institucioneve, pavarësinë e tyre”, deklaroi ajo, citon Kpress.
Ndërkaq, Veton Mujaj, drejtor ekzekutiv i organizatës “Syri Vizionit”, tha se objektivat e këtij projekti kanë të bëjnë kryesisht me përfshirjen e kërkesave të BE-së, për qeverisje të mirë dhe integrimin e mëtutjeshëm evropian të Kosovës.
Ky barometër për herë të parë është vënë sot në funksion dhe i cili ka përfshirë periudhën e hulumtimit korrik-tetor 2014. Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon ndaj të cilit BE aplikon sistemin e vizave.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











