Kosova
Në tetor remitencat ishin rreth 110.5 milionë euro
Në Kosovë, deri tani remitencat shkojnë në rreth 1.2 miliardë
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar të dhënat për remitencat e muajit tetor.
Sipas vlerësimeve preliminare, remitencat për muajin tetor ishin rreth 110.5 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 60.4%, kanalet e tjera 24.2%, ndërsa përmes bankave 15.4%.
“Remitencat deri në fund të tetorit 2023 arritën vlerën rreth 1 miliard e 119.7 milionë euro, që paraqet rritje prej 10.9% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në njoftim.
Asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 496.5 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 69.9% të gjithsej aseteve.
Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 346.9 milionë euro në tetor 2023, rritje kjo për 7.2 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake.
“Kreditë ndaj ekonomive familjare në tetor 2023 përfaqësojnë 62.2% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar. Vlera e kredive të reja në muajin tetor është 35.91 milionë (në shtator ishte 35.45 milionë)”, njofton BQK.
Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën 300.4 milionë euro, e cila përfaqëson një ngritje prej rreth 100 mijë euro krahasuar me muajin paraprak, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik










