Shkurt.ch
Në trend: Shtimi i martesave dhe i lindjeve
Në veçanti rritje e numrit të lindjeve është shënuar në kantonin Uri (+15%), Schwyz (+12.2%) dhe Glarus (+8.8%)
Numri i lindjeve në Zvicër është ne rritje të vazhdueshme duke nga viti 2005 e këndej. Sipas një njoftimi të Entit Federal të Statistikës, gjatë vitit të kaluar (2012) në Zvicër janë regjistruar 81500 lindje, që është për 700 ose 0.9 për qind më shumë se në vitin 2011. 41700 të porsalindur janë të gjinisë mashkullore ndërsa 39800 të gjinisë femërore. Gjatë vitit 2012 në dy të tretën e kantoneve është shënuar rritje e lindjeve.
Në veçanti rritje është shënuar në kantonin Uri (+15%), Schwyz (+12.2%) dhe Glarus (+8.8%). Ndërsa rënia më e madhe të lindshmërisë është shënuar në kantonin Neushatel (-2.2%), Graubünden (-3.7%) dhe në Tesinë (-5.9%).
Një rritje e vogël e lindjeve është shënuar te nënat e pamartuara, gjegjësisht nga 19.3% në 19.5%. Ndërsa në Francë ose në Norvegji kjo kategori e lindjeve është 55%, e në Islandë madje 65%.
Ngritje të vogël ka shënuar edhe mosha mesatare e nënave që lindin fëmijë. Gjatë vitit të kaluar kjo moshë ka qenë 31.6 nga 31.4 sa ka qenë vitin 2011.
Gjatë vitit 2012 numri i shkurorëzimeve ka mbetur i pandryshuar, gjegjësisht janë regjistruar 17500 shkurorëzime. Por numri i martesave ka shënuar një rritje prej 1%, duke u ngjitur në 42500. Ndërsa numri i partneriteteve të reja (në mes të personave të gjinisë së njëjtë) është rritur për 3.4% gjegjësisht 700 raste. E drejta për martesa të këtij lloji është futur në ligj në vitin 2007.
Gjatë vitit 2012 në Zvicër kanë vdekur 64000 persona, ose 3.1% më tepër se një vit më parë. Numri i vdekjeve ka qenë më i madh në muajt shkurt dhe prill, i shkaktuar nga mplakja e popullatës dhe periudha e epidemisë së gripit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) shkurtoi 83 vende pune në përpunimin e azilit në fillim të... -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën












