Kriza në Ukrainë
Në Ukrainë trajnohen 28 mijë ushtarë për të rimarrë tokat e pushtuara nga Rusia
Ukraina ka nisur të trajnojë 28,000 persona, të cilët do të kenë për detyrë të rimarrin territoret e pushtuara nga Rusia. Garda Ofensive do të përdoret për të pastruar qytetet dhe fshatrat, pasi ushtria të depërtojë nëpër frontet ruse.
Ukraina ka nisur të trajnojë 28,000 persona, të cilët do të kenë për detyrë të rimarrin territoret e pushtuara nga Rusia. Garda Ofensive do të përdoret për të pastruar qytetet dhe fshatrat, pasi ushtria të depërtojë nëpër frontet ruse, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme për The Ukrainian Weekly.
Oficerët e policisë, rojat kufitare dhe rojet kombëtare do të futeshin në Gardën Ofensive, pas propozimit të idesë nga ish-ministri i Punëve të Brendshme, Denys Monastyrskyy, i cili ndërroi jetë në një përplasje helikopteri në janar.
“Ne kemi filluar stërvitjen e pothuajse të gjitha njësive në terrenet stërvitore të vendit tonë dhe jo të gjitha mund t’i rezistojnë sprovave atje. Stërvitja do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të prodhuar njësi të gatshme luftarake të Gardës Kombëtare, Shërbimit të Rojës Shtetërore të Kufirit dhe Policisë Kombëtare, të gjitha këto që tani quhen Garda Ofensive”, deklaroi ministri aktual, Ihor Klymenko, i cili shtoi se shumë ukrainas do të trajtohen për të pasur sa më shumë ushtarë rezervë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik











