Lajme
Në vend të kokainës, shet medikament
Një bandë trafikantësh kosovarë, në tregun e drogës në Winterthur, në vend të kokainës kishte shitur medikamnet “Lidocain”. Të enjten, Gjykata Penale e Cyrihut, njërin nga mashtruesit kosovarë e dënoi me një vit burg me kusht.
Kosovari 25-vjeçar, ishte dënuar qysh në muajin prill të vitit të kaluar nga Gjykata e rrethit në Winerthur, për veprat të ndryshme penale, me 14 muaj burg me kusht dhe 1.000 franga zvicerane.
Ndaj këtij dënimi ai kishte parashtruar ankesë. Mbrojtësi i tij ka kërkuar zëvendësim të dënimit me 90 ditë punë të dobishme shoqërore, me një shumë prej 30 frangash, duke mohuar se bëhet fjalë për mashtrim, pasi konsumuesit me kohë kishin vërejtur se nuk bëhet fjalë për kokainë.
Megjithatë, Gjykata Penale e ka vlerësuar veprën si të dëshmuar, pasi i pandehuri kishte marrë pjesë në mashtrim, me ç‘rast ai kishte siguruar për bandën dhjetë kilogramë “Lidocain”, të cilën ka mundur ta shesë si kokainë në një vlerë prej 400.000 frangave.
Nëpër spitale “Lidocaini” përdoret si mjet për anestezi lokale. Një dozë e gabuar e përdorimit, mund të sjellë deri te infarkti apo edhe shoku.
Kryetari i trupit gjykues Peter Marti, ka pohuar se kosovari 25-vjeçar ka dashur të mashtrojë dhe të pasurohet, duke ia reduktuar dënimin lehtë në 12 muaj me kusht. Në krahasim me Gjykatën e Rrethit, Gjykata Penale ka dëshmuar se i akuzuari ka shkelur Ligjin për prodhime terapeutike.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












