Shkurt.ch
Në vend të puthjes, kosovari “fiton” plaçkitjen nga zvicerania
Pasi kosovari provon ta puthë vajzën zvicerane, ndodh e papritura: vajza e sulmon atë me sprej lotsjellës...
Një kosovar 21 vjeçar sapo ishte njohur në St. Gallen me një vajzë të re 18 vjeçe, zvicerane. Pasi pajtohen të argëtohen bashkë, kosovari provon ta puthë atë në një kënd të qytetit, në errësirë.
Por atëherë ndodh e papritura: vajza e sulmon atë me sprej lotsjellës dhe duke menduar se e ka bllokuar, provon ta plaçkitë atë. Ia merr portofolin me 8000 franga nga xhepi por kosovari ia del që ta mbajë atë dhe me atë rast paratë bien në tokë.
6000 franga nga shuma e përgjithshme ai i rimerr ndërsa 2000 të tjera bëhen pre e dy afrikanëve që kalojnë aty afër dhe “shërbehen” me të hollat që kishin rënë në tokë.
Femra agresive është ndaluar nga policia dhe duhet të përgjigjet para prokurorisë për grabitje
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës














