Lajme
Në vitin 2011: 959 lëndë lidhur me korrupsion
Prokuroritë e Kosovës thonë se edhe më tutje do t’u kushtojnë prioritet lëndëve të kësaj natyre.
Prokuroritë e Kosovës gjatë vitit 2011, kanë pasur “në punë 959 kallëzime penale kundër 1862 personave, që kanë të bëjnë me korrupsion”, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të shtetit.
Gjatë kësaj periudhe prokuroritë i kanë zgjidhur 538 kallëzime penale kundër 1038 personave, ndërsa kanë mbetur pa u zgjidhur 421 kallëzime penale kundër 824 personave.
Prej rasteve të zgjidhura, Prokuroria thotë se kundër 478 personave janë ngritur aktakuza, kundër 139 vetëve propozim akuza, ndërsa janë pushuar 31 hetime kundër 71 personave.
Në kumtesë thuhet, poashtu, se “janë hedhur 165 kallëzime penale kundër 216 personave”. Prokuroritë e Kosovës thonë se edhe më tutje do t’u kushtojnë prioritet lëndëve të kësaj natyre.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?











