Shkurt.ch
Në vitin 2050 botës i nevojitet dyfish më shumë ushqim
Ndërsa sipas studimit nevoja për energji deri në vitin 2050 mund madje edhe të trefishohet
Në vitin 2050 në botë do të ketë nevojë për dyfishin e ushqimit që popullsia e botës e konsumon sot. Këtë konstatim e ka arritur organizata hulumtuese “Club of Rome” përmes një studimi të bërë. Ky institut përbëhet nga personalitete të shquara të politikës, shkencës, ekonomisë dhe kulturës nga më shumë se 30 vende të botës.
Siç thotë sekretari i përgjithshëm i këtij klubi, rritja e mirëqenies në shumë vende të botës e shton kërkesën e popullatës për më shumë konsumim të mishit. Ndërsa po sipas tij, nevoja për energji deri në vitin 2050 mund madje edhe të trefishohet.
Por nuk janë vetëm këta shkaktarët e rritjes së nevojave për ushqim në dekadat e ardhshme. Edhe thjesht shtimi i popullsisë së botës është shkak në vete për këtë rritje. Sipas organizatës në fjalë bota në vitin 2050 do të ketë 10 miliardë banorë.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










