Lajme
Në Vjenë, promovohet Shoqata Kulturore ,,Aleksandër Moisiu”
Pas aktivitetit një vjeçar të grupit themelues u mundësua regjistrimi i shoqatës si akt i themelimit të sajë të ligjshëm. Ky akt u materializua me promovimin e saj vikendin e kaluar. Në emër të Shoqatës Kulturore ,,Aleksandër Moisiu” i përshëndeti mysafirët Besim Xhelili, kryetar i shoqatës kurse fjalën e rastit e mbajti poeti dhe ideatori i themelimit të shoqatës Mr.Anotn Marku. Ai në emër të kryesisë e dha historikun e shkurtër kulturor të shqiptarëve në Austri si bazë vazhdimësie me vlerë për shoqatën e sapo formuar.
Në tubim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Dr.Sabri Kiqmari. Ai në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha:,, Historia e jonë është e lidhur me krijuesit tanë jashtë territoreve shqiptare. Këtu hynë krijimtaria e rilindësve tanë jashtë territoreve etnike. Roli i tyre në krijimin e shtetit e gjuhës shqipe ishte i jashtëzakonshëm. Edhe ju si mërgatë dhatë shumë për atdheun në veçanti këto njëzet vitet e fundit. Nga kjo ndihmë ne arritëm të mbijetojmë shtypjen e egër që ushtrohej në Kosovë. Ju keni përparësi nga krijuesit brenda vendit nga se ju e dini edhe gjuhën e vendit, jetoni këtu dhe e përcillni nivelin e krijimtarisë në Austri. Nga kjo ju do mblidhni ide dhe përvoja e vlera nga më të ndryshmet, do kontribuoni në shkëmbimet me vendet tona në lëmin e krijimtarisë letrare e artistike. Ndihem i gëzuar me ju dhe siguroj se do ta keni përkrahjen e institucionit që unë e përfaqësoj, ambasadën e Republikës së Kosovës”. Ai i dhuroi kryesisë së shoqatës dy veprat e tij, njëra nga lëmi i filozofisë politike dhe tjetra nga fusha e diplomacisë ndërkombëtare.
Nga Gjermania kishte ardhur veçan për këtë rast kryesia e Shoqatës së Akademikëve Shqiptar ,,Dija”. Në emër të saj përshëndeti Ing. Eshref Januzaj. Promovimi u pasurua edhe me nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim me shoqatën nikoqire. Nga qyteti i Lincit kishin ishin të pranishëm kryesia e Shoqatës Kulturore ,,Kosova” e cila mbledh rreth veti krijues të suksesshëm. Z.Don Pren Kola, kryetar i Misionit Katolik Shqiptar në Austri e përshëndeti promovimin e shoqatës me një lutje poetike duke e bekuar punën e saj me vlera kulturore e kombëtare. Edhe vet Don Pren Kola është anëtar i shoqatës. Ai ka mbi dhjetë vepra të botuara nga lëmi e artit, shkencës e teologjisë. Tubimin e përshëndeten edhe Ramiz Selimi, gazetar; Osman Ademi, mësues. Mysafir tjerë ishin edhe Petrit Marku, veprimtar e intelektual nga Dibra në Maqedoni; Muharrem Mehmeti ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës nga Gllogjani historik; Destan, Guri e Barbara Gashi, familje artistësh e njohur në Austri.
Anëtarësia e Shoqatës u pasurua me poet, shkrimtar e publicist nga të gjitha anët e Austrisë. Kjo tregon se tradita në krijimtarinë artistike e kultivuar duke filluar qe para një shekulli nga poetët e mëdhenj si, Hil Mosi, Lasgush Poradeci po jetësohet. Mbrëmja mori kuptim kulturor akoma më shumë me tingujt e pianos së luajtur nga nxënësja Anita Marku. E shtojmë këtu edhe prezantuesen e zellshme Mr. Vlora Mehmeti.
Me këtë rast u mbajt orë letrare me poetët : Anton Marku, Besim Xhelili, Amir Januzaj, Ilir Ferra, Ramadan Kosumi, Ragip Dragusha, Zef Ndrecaj, Xhenc Bezhi, Prekë Brahimi. Prof.Brahim Krasniqi, lexoi poezi nga Haxhi Krasniqi kurse Valentina Pjetri lexoi dy poezi të shkruara nga Zef Ndrecaj. Nga të gjitha territoret shqiptare vinin vargjet mallëngjyese, vargje me aromë atdheu për të cilin djeg malli. Edhe sot ishte një copë atdheu këtu në Vjenën e Norbert Jocklit përmes fjalës së shkruar poetike. Me recitime artistike u dalluan poetët: shkodrani Ragip Dragusha e dardanasi Dan Kosumi të cilët e magjepsën publikun. Ata ishin jo vetëm poet por edhe aktorë në skenë. Amir Januzaj, poet, u paraqit edhe me një ekspozitë fotografish artistike të cilat e pasuruan ambientin kulturore.
Me krijuesit u mbajt një diskutim rasti. Nga folësit u shtrua si nevojë njohja me krijuesit e ri, bashkëpunimi i ndërsjellë. Mes tjerash u tha se përpjekja për ngritjen afirmative nga lëmi e kulturës në kryeqytetin austriak do ishte me vlera të shumëfishta, në radhë të parë në ngritjen e imazhit tonë. Në këtë do ndihmonte ngritja e qendrave të kulturës për diasporën, detyrim ky nga ligji i miratuar tani më nga parlamenti i Kosovës. Vjena si qendër me traditë në shkencat gjuhësore albanologjike, kulturore e shkencore do duhej ta kishte që moti një qendër të tillë. Do ishte edhe një ambasadë e llojit të veçantë në afirmimin e Kosovës dhe shqiptarëve si tërësi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











